Ka shumë të ngjarë që do të pendohemi për gjithçka që nuk u përpoqëm.

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Ka shumë të ngjarë që do të pendohemi për gjithçka që nuk u përpoqëm.

Filozofi.
Për të mos u penduar për asgjë, duhet të jetojmë me guxim dhe të shkojmë drejt asaj që duam pa frikë. Që të mos pendohemi për asgjë kemi nevojë të kapërcejmë zhgënjimet e pashmangshme që na sjell jeta.
Duke e ditur që kemi shumë mundësi të pendohemi për gjithçka që nuk u përpoqëm, mund të ketë një efekt të thellë në mënyrën e marrjes së vendimeve. Me sa duket, ajo që shënjon shumicën e njerëzve nuk është dështimi, është zgjedhja të mos rrezikosh aspak.
Një mënyrë për të shprehur këtë mendim është që kurrë nuk mund të garantojmë sukses në jetën tonë, pasi çdo përpjekje për çdogjë përfshin mundësinë e dështimit. Nëse dashurojmë, gjithmonë ekziston rreziku i refuzimit. Nëse ndjekim një ëndërr, gjithmonë ekziston mundësia që nuk do të kemi sukses. Nuk mund të garantojmë sukses, por mund të garantojmë dështimin thjesht duke zgjedhur të mos përpiqemi për asgjë. Zgjedhja për të ndërrmarrë një risk, sado i vogël të jerë, mund të ketë pasoja afatgjata gjatë një jete njerëzore.
Donald ishte 84 vjeç kur e intervistova. Kishte punuar si psikolog dhe kishte jetuar një jetë të mbushur, plot kuptime. Ishte penduar për disa gjëra. Një nga burimet e tij më të mëdha të lumturisë ishte pesëdhjetë e gjashtë vite martesë me gruan e tij, e cila kishte vdekur gjashtë vite para intervistës sonë; kur e pyeta për "kryqëzimet" në jetën e tij më çoi menjëherë gjashtëdhjetë e dy vite mbrapa, në një mbrëmje universitare.
"Isha i ndrojtur, shumë i ndrojtur, sidomos me vajzat. Gjatë vitit tim të parë në universitet në një mbrëmje kërcimi, pashë një vajzë të bukur në anën tjetër të sallës. Kishte veshur një triko ngjyrë krem, flokët i kishte të butë si mëndafshi dhe kishte një buzëqeshje të mrekullueshme. "Kur e pashë, menjëherë kuptova se ishte gruaja e jetës sime."
Ndërsa djaloshi Doni e shikonte, kuptoi që vajza ishte shumë e kërkuar dhe e rrethuar nga vajza të tjera të kërkuara, dhe e dinte që vajzat e kërkuara vështirë se flisnin me burrat e ndrojtur. Për të kërcyer, as bëhej fjalë. E kuptoi që rrezikonte të talleshin dhe të ndihej në siklet dhe nëse i afrohej dhe ajo refuzonte ftesën e tij për të kërcyer.
"Duke marrë frymë thellë, iu afrova dhe i thashë se dëshiroja që të ishte gruaja ime. U befasua, nuk ishte veçanërisht e impresionuar, por kërceu me mua. Një kërcim u bë dy dhe më pas tre. Në javët në vijim më duhej ta ndiqja shumë, derisa ajo kuptoi se kërcimi ynë do të zgjaste një jetë.”
Një vendim të tillë të vogël që mori në moshën 20-vjeçare - vendimi për të rrezikuar një dështim duke pretenduar atë që dëshironte - dëshmoi se ishte një nga vendimet më të rëndësishme në tërë jetën e Donald. Martesa e shënjoi ekzistencën e tij në shumë mënyra, dhe megjithëse kishin kaluar gjashtë vite nga vdekja e saj, më tha: "Nuk ka një ditë që nuk e ndiej praninë e saj rreth meje".
Megjithatë, pyesja veten se çfarë do të ndodhte nëse sikleti i tij do të mbizotëronte atë ditë. Nëse kishte vulosur fatin e tij duke vendosur të mos bënte absolutisht asgjë. Në moshën 84 vjeç, a do të kthehej, vallë, në të kaluarën dhe do të pendohej që nuk kishte përshkuar sallën për të provuar fatin e tij?
Sigurisht, jo të gjitha veprimet tona të vogla dhe të guximshme përfundojnë në përcaktimin e jetës sonë, dhe as nuk janë gjithmonë një udhëkryq i rëndësishëm në ndjekjen e lumturisë. Por meqenëse nuk mund të dimë paraprakisht se cilat rreziqe janë të rëndësishme, duhet të lëvizim gjithnjë drejt asaj që duam, në vend që të shmangim atë që na frikëson.
Ndoshta duhet të bëjmë një zgjedhje themelore: nëse do jetojmë me frikë apo do të përqendrohemi në atë që duam. Sa herë që lëvizin në siguri të plotë, largohemi nga vetja jonë më e vërtetë. Sa që të zgjedhim të mos ecim në drejtimin që duam, mbjellim farat e pendimit të ardhshëm.
"5 sekrete që duhen zbuluar para se të vdesësh."
JOHN IZZO.




1596376492345.png
.
 
Top