Këngëtari shqiptar Gjon’s Tears përfaqëson sërish Zvicrën në Eurovizion

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
452
Pëlqime
350
Pikë
63
Website
forumi.net
1615571084866.png
Tashmë është edhe zyrtare. Gjon Muharremi do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2020


Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e Eurovizionit në rrjetet sociale. Kënga e tij u zgjodh nga transmetuesi zviceran SF1 në dhjetor duke përzgjedhur pas 13 këngësh të Gjon pikërisht këtë.

‘Tout l’univers'(Shqip: I gjithë universi) është një rrëfim dramatik, i pasionuar i një incidenti tragjik dhe shkatërrues, pasojat e tij dhe sipas Gjonit – shpresat për të ardhmen. Me një “univers të tërë” të instrumenteve, ajo është një këngë emocionuese.

Festivali evropian i këngës do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Netët gjysmëfinale të “Eurovisionit” do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.
 
Top