Jorge Bucay: Çlirohu që të jetosh.

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Jorge Bucay: Çlirohu që të jetosh.


Dikur një alpinist po tentonte një ngjitje shumë të vështirë në një mal me reshje të mëdha dëbore. E kaloi natën me të tjerët në strehimore. Në mëngjes, bora kishte mbuluar malin, gjë që e bënte ngjitjen edhe më të vështirë. Por ai nuk dëshironte të kthehej prapa, dhe kështu, sa mundej, me shumë përpjekje dhe guxim, vazhdoi të ngjitej në malin e pjerrët. Deri kur në një moment, mbase nga keq-llogaritja, ndoshta sepse situata ishte me të vërtetë e vështirë, shkon të sigurojë litarin në kunj dhe i rrëshqet mbërthyesja.
Alpinisti gremiset ... fillon të rrëshqasë në mal, duke u goditur egërsisht nëpër shkëmbinj ndërsa dëbora binte dendur ... Para tij sheh të kalojë gjithë jeta e tij. Mbyll sytë duke pritur për më të keqen, dhe papritmas ndien një goditje litari në fytyrë. Pa u menduar fare, kap litarin me një lëvizje instinktive. Kush e di ... Ky litar mund të ketë mbetur varur aty në ndonjë kunj ... dhe nëse po, do të jetë në gjendje ta mbajë dhe të ndalojë rënien e saj.
Shikon lart, por gjithçka që mund të shohë është stuhia e dëborës dhe dëborën e dendur që bie mbi të. Sekondat duken si shekuj në këtë rrëshqitje që bëhet gjithmonë dhe më e shpejtë dhe duket se nuk do të mbarojë kurrë ... Papritur, litari tundet dhe ndien rezistencë. Alpinisti nuk sheh asgjë, por e di se ka shpëtuar për momentin. Dëbora po bie në mënyrë të qëndrueshme, dhe ai aty, i lidhur me litar, në të ftohtin e madh, varur nga një copë liri, i cili e mban nga rënia në grykën e thiktë midis maleve.
Përpiqet të shohë se çfarë ka rreth tij, por më kot, nuk dallon asgjë. Bërtet dy ose tre herë, por e kupton se nuk ka asnjë mënyrë që ta dëgjojë dikush. Mundësia për të shpëtuar është e papërfillshme. Dhe të kuptojnë shokët se mungon, askush nuk do të jetë në gjendje të ngjitet lart për ta kërkuar përpara se të ndalojë stuhia e dëborës, madje edhe atëherë, si ta dinë se gjendet i varur në një greminë?
E kupton që nëse nuk bën diçka shpejt, ky do të jetë fundi i tij. Por çfarë të bëjë? Ndoshta mund të ngjitet lart dhe të përpiqet të arrijë në strehimore, por menjëherë e kupton se kjo është e pamundur. Papritur ... dëgjon një zë nga brenda që i thotë "zgjidhu!" Mund të jetë zëri i Zotit, ose zëri i mençurisë së brendshme, por mund të jetë dhe një shpirt i keq, ose iluzion ... por dëgjon zërin që ende këmbëngul, "zgjidhu, zgjidhu"!
Mendon se nëse zgjidhet, me siguri do të vritet. Do të jetë një mënyrë për t'i dhënë fund vuajtjes së tij. Tundohet të zgjedhë vdekjen për të ndaluar vuajtjet. Por si përgjigje ndaj zërit lidhet edhe më fortë. Dhe zëri këmbëngul "zgjidhu! ... Mos u torturo më, nuk ka shumë kuptim kaq dhimbje ... "zgjidhu!"
Por ai lidhet edhe më fort, dhe me shumë vendosmëri thotë brenda vetes së tij se asnjë zë nuk do ta bindë të lëshojë atë që i ka shpëtuar jetën.
Ky konflikt vazhdon me orë të tëra, por alpinisti është ende i lidhur me atë që mendon se është mundësia e tij e vetme për të shpëtuar.
Legjenda thotë se të nesërmen ekipi i shpëtimit gjeti alpinistin gjysmë të vdekur. Jeta e tij varej nga një fije. Dhe disa minuta, dhe alpinisti do të vdiste nga i ftohti, i ngrirë dhe, çuditërisht, i lidhur me litarin e tij ... më pak se një metër larg nga toka...
Kështu them, që, ndonjëherë, mos të heqësh dorë nga diçka, është vdekje. Ndonjëherë, jetë është të heqësh dorë nga ajo që ju shpëtoi dikur. Të lësh pas gjërat me të cilat je fort i lidhur, sepse mendon se nëse i mban, do të shpëtojnë nga shembja. Të gjithë kemi këtë tendencë të lidhemi ngushtë me ide, fytyra dhe situata. Lidhemi me njerëz, me ambiente, me vende të njohura, sepse jemi të sigurt se kjo është e vetmja gjë që mund të na shpëtojë. Besojmë në "të keqen e njohur", siç thotë një mendimtar i njohur. Dhe megjithëse e kuptojmë intuitivisht që lidhja nënkupton vdekjen, vazhdojmë të mbetemi të ankoruar në atë që nuk na nevojitet më, në atë që nuk ekziston më, duke u dridhur nga pasojat fantastike nëse lëshohemi.


Jorge Bucay: - "Rruga e Lotëve".
 
Top