JONATHAN SWIFT -Vendime për kur të jem plak 1699.

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,649
Pëlqime
777
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Vendime për kur të jem plak 1699. (JONATHAN SWIFT)
Mos të martohem me një grua të re.
Mos të jem gjaknxehtë, në humor të keq ose dyshues.
Të mos them të njëjtën histori pa pushim tek të njëjtët njerëz.
Të mos jem lakmitar.
Të mos jem shumë i rreptë me të rinjtë, por të tregoj mirëkuptim për çmendurinë rinore dhe dobësitë.
Të mos jap shumë këshilla, që mos të bëhem barrë, përveç nëse dikush dëshiron të më dëgjojë.
Të mos flas shumë, madje as për veten time.
Të mos mburrem për bukurinë time të kaluar, forcën, hijeshinë time ndaj grave, etj.
Mos të më pëlqejnë lajkat, dhe as të mendoj ndonjëherë se një grua e re mund të më dojë.
Të mos jem i prerë dhe kokëfortë.
Të mos përpiqem të zbatoj të gjitha këto rregulla, sepse kam frikë se në këtë mënyrë nuk do zbatoj asnjë si përfundim.
T'u kërkoj disa miqve të mirë të më thonë se cilin nga këto vendime po shkel ose lë pas dore dhe në cilat pika, që të ndreqem në përputhje me rrethanat.

1597964495390.png
 
Top