JLo, 50 vjeçarja më seksi në kampanjën e re me rroba-banje

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
814
Pëlqime
23
Pikë
16
Jennifer Lopez është gati për verë, pasi pozoi me kostum banje të “Guess”, duke treguar figurën e mahnitshme, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit “Let’s Get Loud”, 50 vjeçe, pozoi në buzë plazhit e veshur me bikini të bardha njëpjesëshe.

Aktorja po ashtu publikoi një foto të plotë të veten, duke i treguar këmbët e tonifikuara. Në mbishkrimin që ia la fotos, ajo shkroi “Fundjava e parë e verës”.

Ajo dukej mahnitëse teksa vazhdoi bashkëpunimin me Guess, pasi u emërua imazh i koleksionin të ri “Pranverë ’20”.

JLo bashkë me Alex dhe fëmijët kaluan ditën së fundi në Miami, me rastin e “Ditës ndërkombëtare të babait”.

Çifti janë detyruar ta shtyjnë dasmën për shkak të koronavirusit. /Lajmi.net/



 
Top