It’s the economy, stupid” Nga Redin Hafizi

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,615
Pëlqime
741
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
It’s the economy, stupid” Nga Redin Hafizi


Kjo eshte nje shprehje e famshme e perdorur ne vitin 1992 nga strategjisti i kandidatit atehere per President te SHBA, Bill Clinton. Duke pare veshtiresite per nje fitore mbi nje President te suksesshem si George H.W. Bush, strategjisti James Carville hodhi kete shprehje qe ne fakt ngjiti shume tek punetoret dhe qytetaret e SHBA. Mendoni qe George H.W.Bush vinte nga nje karriere shume solide. Si zv/President mbeshteti Presidentin Regan ne shkaterrimin e kampit komunist dhe shperberjen e BRSS. Gjithashtu si President i SHBA nisi nje lufte per clirimin e Kuvajtit dhe arriti te kufizonte diktatorin Sadam Hysein ne vetshkaterrim. Ishin kohe kur Amerika tregonte vertet precizion ne planet per shkaterrimin e tendencave per terrorizem permes saktesise dhe planifikimit ne detaje. Pra, Presidenti Bush ishte shume e veshtire te mposhtej nga nje guvernator i njerit prej shteteve te Amerikes. Plani ishte i sakte nga strategjisti Carville. Duhej ndryshuar vemendja nga sukseset e Presidentit Bush dhe duhej diskutuar per rreziqet me te mundeshme per kater vjecarin e ardhshem. Ishte nje periudhe kur ekonomite e shume vendeve perendimore po rrezikonin nje ulje te zhvillimit ekonomik. Ne korrik 1992 George Soros kreu operacionin per zhvleresimin e paundit, monedhes angleze. Ne kete vend pati shume trazira politike dhe sociale ne ate kohe per shkak te ketyre manovrave financiare. Nderkohe gjithashtu kryeministri i Kanadase ne ate kohe jep doreheqjen. Pra po krijohej nje situate e mundshme mbi ekonomine perendimore qe do te krijonte idene se shume shpejt po vinte ne ekonomine Amerikane si efekt domino. Kjo ishte thjesht nje strategji e demokrateve te gjendur ne situate te veshtire dhe qe kerkuan ndihmen e nje manipulatori financash, ne ate kohe per te mposhtur te suksesshmin George H.W. Bush.
Per ata qe nuk e njohin, George Soros arkivon favore ndaj politikaneve, ardhjes ne pushtet te regjimeve te studiuara prej tij. Gjithcka e bazuar ne parane e investuar pa djerse, por ne njerez si Erion Veliaj dhe bashkepunetoret e tij qe po shkaterrojne identitetin e Tiranes. Nderkohe qe sot jemi ne nje zgjedhje tjeter, ky elita eshte me e forte se Presidenti Amerikan. Serish ne duhet te shkojme me te madhen shprehje: “It’s the economy stupid” dhe James Craville ndihmon serish duke deklaruar se Trump eshte fitues per zgjedhjet e nentorit 2020.

Megjithate cfare po ben Trump?
Ne te gjithe boten Presidenti Amerikan ka marre iniciativen per te pasuruar qytetaret dhe per te forcuar ligjin ne vendet ku investohen parate e taksapaguesve Amerikane. Kjo ndodhi me nenshkrimin e marreveshjes Kosove-Serbi dhe nenshkrimin e memorandumit te nje qeverrie Shqiptare dhe qeverrise Amerikane per investime ne Shqiperi. Ne te njejten kohe cdo investim Amerikan qe mund te ndjehet i pasigurte perballe parave te droges te investuara ne Shqiperi, mund te kerkoje ligjshmerine Amerikane. Vetem nje ligjshmeri e tille sjell drejtesi per te munduarit dhe te dhunuarit per prone dhe te drejta, por gjithashtu do te krijohet nje praktike e drejte nen ligjshmerine Amerikane.


By • On • In
 
Top