Ismail Kadarea. Historia e erret e pa thene. Hipokrizi shkrimtaresh.

Plutoni

VIP
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 19, 2020
Mesazhe
64
Pëlqime
40
Pikë
18
Location
North Macedonia
Website
www.meemira.net
Për nderë të Kadaresë, mikut të Enver Hoxhës, u bënë krime e tortura çnjerëzore ndaj një djaloshi i cili ishte i dashuruar në Gresën, vajzën e shkrimtarit të mirënjohur

Renato Rapi e dashuronte vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Gresa Kadare. Janulla Rapi, nëna e Renatos, ka rrëfyer shumë kohë më parë të gjitha vuajtjet që ka pësuar ajo dhe djali i saj për fajin e vetëm të një dashurie të sinqert me vajzën e familjes Kadare, ku shkrimtari e ka refuzuar ashpër këtë lidhje duke e nënçmuar prejardhjen dhe gjendjen e djaloshit. E këto vuajtje meritojnë të kujtohen gjithmonë.

"Kur Ismail Kadare mori vesh dashurinë e vajzës së tij me Renato Rapi, u bë si bishë, por ishte tepër vonë, sepse kishte në mes një shtatzani, dhe urdhëroi vajzën e tij të abortonte në muajin e 6, anipse aborti ishte i ndaluar ligjërisht."

"Fati ynë i keq ishte se ne jetonim shumë afër me shtëpinë e Kadaresë. Një ndjenjë dashurie e pastër, për të cilën Renatoja, në moshën 18 vjeçare me urdhër të Kadaresë, u rrah, dhe ju nënshtrua torturuave psikologjike, internimit, burgimit dhe së fundi, mbylljes në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit me kurë të detyruar, ku qëndroi për një kohë të gjatë. I vetmi faj i tij ishte se e dashuroi vajzën e Ismail Kadaresë." tregon nëna e Renatos, Janulla Rapi.

Renato vazhdon të vuajë edhe sot pasojat e spitalit psikiatrik, ku jeton në një pallat modest në lagjen Bronks të Nju Jorkut. Tashmë ai është një i sëmurë që jeton me një pension invaliditeti të dhënë nga qeveria amerikane, ndërkohë që vazhdon të vuajë pasojat e torturave dhe mjekimit të detyruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Labinot Maliqi

 
Top