Hamilton: Jam kampioni i parë në Formula 1 që erdhi nga klasa punëtore

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Piloti anglez së fundmi ka folur për rrugëtimin e tij drejt kampionit dhe ka shpjeguar se si e sheh veten në rolin e motivuesit.

Hamilton thotë se është kampioni i parë në Formula 1 që erdhi nga klasa punëtore, dhe për këtë është jashtëzakonisht krenar.

“Jam kampioni i parë në F1, nga klasa punëtore. Jam krenar që kam shënjuar rrugën për të tjerët. Fraza ime e preferuar është “Nuk mund të bëhesh diçka që nuk e parasheh”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“Secili që më ka parë në podium, edhe nëse janë fëmijë, mund të inspirohen dhe të ndjekin ëndrrën. Nëse kjo ndodh, unë kam bërë mirë punën time”, ka shtuar kampioni i botës në Formula 1.

“Diversiteti është një problem që Formula 1 duhet të përballet me të. Unë dua të bëj pjesën time duke ndihmuar sportin që të bëjë progres, jo vetëm duke inspiruar të tjerët, por edhe duke krijuar mundësi për njerëzit nga komunitete të ndryshme”, ishin fjalët e Hamilton.

Hamilton më parë kishte kritikuar komplet Formula 1, përfshirë pilotët, për mos ngritje të zërit për vrasjen e George Floyd. /Lajmi.net/
 
Top