Gjykata e liron gomarin, e arrestoi për bast të paligjshëm

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
BBC shkruan se në këtë rast kishte komplikime ligjore në lidhje me lirimin e gomarit, ndërsa tetë të dyshuarit u liruan me kusht ditën tjetër, transmeton Telegrafi.

Historia ka ngjallur interesin e mediave vendase në ditët e fundit pas informacionit sipas të cilit gomari u arrestua dhe u lëshua vetëm katër ditë më vonë. Policia njoftoi se kafsha ishte “arrestuar thjesht për disa ditë”.

Gomarët përdoren në pjesët rurale të Pakistanit si kafshë që mbajnë një shumëllojshmëri të ngarkesave, dhe bastet me këtë kafshë nuk janë të pazakonta atje.

Një rast i fundit ka ndodhur në periferinë rurale të Rahimyar Khan, ku policia ka penguar që të zhvillohet një garë.

Përveç gomarit, policia sekuestroi edhe një karrocë tërheqëse, kronometër dhe disa para bastesh.
 
Top