Fury i bindur se do ta rrihte Mike Tysonin, duke etiketuar veten si ‘më i miri në mijëra vite’

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
‘Mbreti Cigan’ po synon të kurorëzohet kampion i padiskutueshëm kur të përballet me Anthony Joshua dy herë brenda vitit të ardhshëm, në meçet që mund të jenë më të shikuarat në histori të këtij sporti.

Fury beson se është çështje kohësh kur ai do të fitojë të gjithë rripat, i bindur se nuk ka boksier që mund të mposht atë.

I pyetur se kush do të fitonte një luftë mes tij dhe Tayon, Fury tha: Nuk ka ndonjë nga peshat e rënda në asnjë epokë në mijëra vitet e fundit që do të mund të më rrihte mua”.

“Mos harroni Mike Tyson nga vitet e 80-ta, Muhammad Ali, Joe Louis, Lennox Lewis, George Foreman, Ken Norton, Rocky Marciano, Floyd Patterson, Gene Tunney, Jem Mace, John L. Sullivan”.

“Asnjëri prej tyre nuk do të mund ta rrihte “Mbretin Cigan”. Unë jam shumë i madh, jam shumë i mirë, dhe kam shumë stile. Unë di të përshtatem dhe ata nuk mund të më rrahin”./Lajmi.net/
 
Top