Ferizaj shokon Vushtrrinë për kalimin në finale

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Ferizaj e ka shokuar të mërkurën Vushtrrinë në Vushtrri, duke fituar me rezultat 30:22. Kështu Ferizaj kalon në finale të plejofit ku do të takohet me Istogun, kampionin aktual.
Ndeshjen e parë në Ferizaj e kishte fituar Vushtrria me 27:24. Të mërkurën në Vushtrri rezultati pas pjesës së parë ishte 13:12 për vendaset. Në të dytën gjërat ndryshuan. Portierja E. Rugova mbylli portën për lojtaret e Vushtrrisë, ndërsa lojtaret ferizajase realizonin në anën tjetër.
V. Gashi me 7 gola dhe A. Basha e Sh. Fazlija me nga 6 u dalluan te Ferizaj, që luajti pa të huaja. Te Vushtrria më efikasja ishte K. Avdiu me 6 gola kurse nga 5 i shënuan B. Rama e D. Kasumi.

Vushtrria – Ferizaj 22:30 (13:12)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi 1, Avdiu 6, Rama 5, Zymeri, Preniqi, Ramabaja 2, Rrahmani 1, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 5, Tërstena, Tahiri 2

Ferizaj: Rogova, Basha 6, Salihu 4, Sulejmani 3, Fazlija 6, Kelmendi 3, Domaneku 1, Reqica, Gashi 7, Kupina, Misini, Dinolli, Mar. Dinolli /Lajmi.net/
 
Top