Facebook do tu tregojë përdoruesve se cilat mediat janë nën kontrollin e shteteve

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Facebook tha se ka nisur t’i etiketojë mediat e kontrolluara nga shteti, të tilla si Sputnik i Rusisë dhe Xinhua e Kinës, në mënyrë që njerëzit ta dinë se përmbajtja që lexojnë, vjen nga një entitet që mund të jetë nën ndikimin e një shteti.

“Po ofrojmë transparencë më të madhe për këto media, sepse ato e kombinojnë ndikimin e një organizate mediatike me mbështetjen strategjike të shtetit”, tha rrjeti social Facebook.

Kompania tha se fillimisht do të aplikojë etiketimin për rreth 200 faqe.

Tek etiketimi i Sputnikut shkruan: “Ky botues është pjesërisht ose tërësisht nën kontrollin editorial të një shteti”.

I njëjti mesazh shfaqet edhe tek ueb-faqja kineze e lajmeve, Xinhua.

Facebook nuk do të etiketojë asnjë organizatë të lajmeve me bazë në SHBA, pasi mediat që udhëhiqen nga Qeveria amerikane kanë pavarësi editoriale, thanë zyrtarë të politikave të sigurisë në internet.

Facebook gjithashtu nuk do të përdorë etiketime për media të lidhura me figura ose parti politike individuale. /PCWorld Albanian

The post appeared first on .
 

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
452
Pëlqime
363
Pikë
63
Website
forumi.net
E kush do i lexonte pastaj keto media?
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,487
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Nje kthese e mire e njerezimit do ish bojkoti total i televizionit :) (mendoj une).

Do ish nje shuplake!
 
D

Deleted member 26

Vizitor
Pse gjithmone kur flitet per gjera te tilla do permenden gjithmone keto dy shtete, thua se keto mbajne gjithe barren e asaj qe ndodh neper bote.
 
Top