Eleanor Brown

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Poezi nga Eleanor Brown

Më pyete ç’mendoja për te dashuren tënde të re;
Dhe meqënëse tani ne jemi thjeshtë “miq”
Do të jem e çiltër, por gjuhës do ti vë fre
Se nuk bëj pjesë tek tipat hakmarrës, të liq.

Kjo varet nga shija, që s’duhet diskutuar;
Sepse kush nga ne është i aftë të kuptojë,
Pse disa e duan dhomën gjithmonë të errësuar,
A gjellën e shëndetshme, por që s’futet në gojë ?

S’ka ligj se ç’tipare duhet të ketë në fytyrë,
Diçka të bukur e gjen në çdo vetull, sy a vesh
Zoti s’mund t’u jepte gjithë krijesave ngjyrë,
Ndërsa mend iu dha vetëm disave prej nesh.

Jam e sigurtë se ajo, ka plot cilësi të tjera,
Bashkë me ndonjë virtut që lehtë s’harrohet,
Si dhe një joshje të fshehtë, tërheqëse si vera,
Që me pak vëmendje edhe mund t’i dallohet.

Dhe nëse disa vishen veç për kompliment,
Ç’bukuri kujtojnë ato se kanë;
Për një njeri që është bosh , pa mend,
A ka rëndësi modeli në një fustan ?

S’është se mendoj që ajo është tip koti,
Kjo shprehje nuk hyn në fjalorin tim,
Ka meshkuj që i duan femrat si qëmoti
Zë ulët e kokë mënjanë në çdo kuvendim.

S’është se ajo nga asgjë nuk merr erë,
S’është se e folura e saj mua ma shpif
por një brumë i gatuar, fije-fije prer,
Pa shërbet, s’bëhet kurrë kadaif…
 
Top