"Eksperimenti i Kentler".

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke

"Eksperimenti i Kentler".

Psikologu gjerman që për 30 vite u jepte pedofilëve kujdestarinë e fëmijëve të pastrehë. Zbulimet tronditëse pas vdekjes së tj.

Helmut Kentler ishte një nga psikologët më të famshëm gjermanë të brezit të tij. Një pionier në fushën e edukimit seksual të të rinjve, baba homoseksual, me ide konformiste. Një nga teoritë që mbronte me forcë ishte se burrat me prirje pedofilike janë prindërit idealë kujdestarë për fëmijë pa familje.
Kishte studiuar mjekësi, psikologji dhe pedagogji. Specializimi i tij ishte në seksologji. Helmut Kentler shpejt fitoi respektin e komunitetit shkencor gjerman dhe u konsolidua si një nga korifejtë në fushën e tij. Hulumtimi dhe interesi i tij përqendroheshin kryesisht te të rinjtë. Ishte përkrahës i edukimit seksual që në vitet e hershme të shkollës dhe luftoi për shfajësimit e seksualitetit fëminor dhe të adoleshentëve.
Nga fundi i viteve 1960-të, kishte zhvilluar teorinë se dhënia e kujdestarisë të fëmijëve jetimë pedofilëve pa fëmijë mund të kishte "efekt pozitiv" në zhvillimin e tyre shpirtëror.
Nuk i konsideronte rrezik. Fakti që dashuroheshin me fëmijë, sipas tij, ishte një nxitje për t'u treguar atyre vëmendje dhe t'u ofronte dashuri të vërtetë. Për më tepër, shkencëtari gjerman ishte hapur në favor të dekriminalizimit të marrëdhënieve seksuale midis të miturve dhe të rriturve.
Kështu që në vitin 1969, duke marrë postin e tij si president i zgjedhur i Departamentit të Pedagogjisë Sociale në Qendrën Pedagogjike të Berlinit, vendosi ta vërë në praktikë teorinë e tij.
Kentler binte në kontakt me fëmijë nga familje jofunksionale ose të ndara dhe u thirr për të marrë vendime për të ardhmen e tyre. Një prej atyre fëmijëve ishte 13-vjeçari Ulrich. Jetim dhe i pastrehë, djali i vogël ishte drejtuar prostitucionit për të mbijetuar i vetëm në rrugët e Berlinit.
"Avantazhi i Ulrich ishte se ishte i pashëm dhe i pëlqente seksi. Kështu që mund t'u jepte diçka pedofilëve që kujdeseshin për të. Ishim me fat me z. Winter (kujdestari i caktuar për të), por sigurisht vizitat e mia të rregullta patën një efekt pozitiv," shkroi Kentler në shënimet e tij shkencore. Sipas teorisë së tij, Winter mund t’i ofronte një dashuri të pakufizuar dhe të sinqertë jetimit Ulrich, por edhe edukim seksual të duhur.
Pasi gjykoi se përpjekja e parë ishte e suksesshme, vazhdoi t'u jepte kujdestarinë fëmijëve të moshës 13-15 vjeç pedofilëve.
E dinte që në shumë raste, kujdestarët e rritur kishin zhvilluar marrëdhënie seksuale të paligjshme me adoleshentët. Sidoqoftë, Kentler besonte se kjo do t'i ndihmonte të riintegroheshin në shoqëri.
Ndërsa vitet kalonin dhe rezultatet, sipas Kentler, ishin pozitive, psikologu vazhdoi eksperimentin e tij me tolerancën e heshtur të shërbimeve përkatëse. Madje, përdorte fëmijë gjithnjë e më të vegjël. Mosha shkonte nga 6 deri në 15 vjeç.
Si përfundim, "eksperimenti Kendler" zgjati më shumë se 30 vite dhe përbënte sekret të përbashkët në instancat gjermane të Mirëqenies Sociale. Nga 1969 deri në 2003, qindra fëmijë nga institucionet me qendër në Berlin iu dhanë pedofilëve. Kujdestarët meshkuj madje merrnin dhe ndihmën sociale nga shteti.
Skandali u zbulua për herë të parë disa vite pas vdekjes së Helmut Kentler. Ndërsa psikologu gjerman ishte gjallë, kishte folur publikisht për kujdestarët pedofilë, në mënyrë që t'i dëshmonte komunitetit shkencor vlefshmërinë e teorisë së tij. Por gjithmonë sigurohej që t’i referohej çështjeve individuale që ishin më shumë se dhjetë vite të vjetra. Kështu, ishte i mbuluar nga ligji, pasi krimi ishte fshirë.
Helmut Kentler ndërroi jetë në 2008 në moshën 80 vjeç. Në vitin 2013, dy burra që ishin adoptuar nga pedofilët në fëmijërinë e tyre, bënë zbulime tronditëse. Denoncuan abuzimin seksual dhe emocional që pësuan nga kujdestarët e caktuara për ta nga Mirëqenia Sociale gjermane. Me rastin e dëshmive të tyre, studiuesit e Universitetit të Hildesheim në Hanover filluan një hetim të thelluar për të zbuluar rrjetin. Zhvilluan intervista, identifikuan viktima, kontrolluan të dhënat e qeverisë. Raporti thoshte se ishte "një rrjet ku përfshiheshin institucione arsimore, Mirëqenia Sociale dhe Senati i Berlinit, brenda të cilit pedofilia kishte gjetur pranim dhe mbështetje".
Në Qershor të vitit 2020, Deutsche Welle solli çështjen përsëri në skenë. Në publikimin e saj, zbuloi se shumë nga baballarët kujdestarë ishin akademikë të dalluar, anëtarë të rangut të lartë të Institutit Max Planck, Universitetit të Lirë të Berlinit dhe shkollës famëkeqe Odenwald.
Në një deklaratë, senatorja e Berlinit Sandra Scheeres përshkroi gjetjet e studimit si "tronditëse dhe të frikshme". Sidoqoftë, deri më tani askush nuk është përligjur ligjërisht. Truri i rrjetit ka vdekur dhe pas kaq vitesh krimet janë fshirë.
 
Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,487
Pëlqime
1,818

Kushedi c'permasa ka marre,edhe sa te semure ka qe duken se do sherojne. :(

E habitshme qe drejtesia s'ka shkuar ne vend. :)
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,061
Pëlqime
841
Pikë
113
E habitshme.
Femijet,adoleshentet duhej te shprehnin dhe eksploronin seksualitetin e tyre e tyre.
Pra nese kishin abuzime ndaj tutorit qe i kishte nen kontroll,ishte sepse duhej ta shprehnin seksualitetin e tyre.
 
Top