Eksperiencat tona gjate udhetimeve.

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,061
Pëlqime
841
Pikë
113
Mendoj se dy here njeriu eshte vertere i lire,kur dashuron e kur udheton.
Tek e dyta eshte esenca e jetes,tek e para tjerer teme.
Nuk dua te them nje sakrilegj por kur udhetoj ndjej dicka,dicka mbinjerezore,dicka universale qe se ndjej me asnje apo dicka tjeter.
Kur udhetoj ,sidomos vetem jane takimet rastesore me njerezit dhe jeten qe te tregojne qe e ben dicka mahnitese,kultura e atij personi dhe e vendit qe njeh.
Kthimi nga Kopenhagen ne Rome.
Me shume peripeci qe do i them nje here tjeter ate nate do e kaloja ne aeroport.
Ne fillim sdija ku te qendroja pastaj pashe plot veta rreth prizave per karikimin e telefonave.
Me kalimin e oreve bera shoqeri me nje femer ( qe po e quaj Marta) kishte nje mace.
Marta kishte mbaruar ushtrine o nje lloj fakulteti qe nuk mbaj mend dhe punonte ne Turkmenistan.
Ne Turkmenistan tha,ska shume ilace atje kur vriten njerezit nese gervishten psh..i fryejne ose e lyejne me pak peshtyme ( oh femijeri shqiptari thashe me vete)
I bejme leksione atyre andej tha dhe paguhen shume pak ndersa une paguhem me shume se 10-fishi i atyre per te njejten pune qe ata do benin me vone.
Merrej me puse nafte o dicka e tille.
Ishte e martuar me njerin qe e shihte vetem dy here ne vit e ai punonte ne marine dhe levizte gjithanden,Kine ,Australi,Gjithe Europa etj..
Nuk nisej dot sepse k kishte skaduar lejeqendrimj dhe do priste autobuzin e fshatit ku rrinte ne Itali per me shume se 24 ore.
E gjitha kjo me nje mace ne kafaz e cila ishte aq nervoze sa ta prekje pak te ngulte kthetrat.

Folem per shume ore deri ne mengjes,nuk desha te mbaja kontakte me te i urova vetem udhetim te kendshem me shpresen qe mbase ne nje tjeter aeroport do e takoja serish.
 
Top