Derbi della Madonnina: Inter – Milan, formacionet, analizë dhe parashikim

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
414
Pëlqime
328
Pikë
63
Website
forumi.net
1602935124994.png


Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni është rikuperuar nga COVID-19, por jo në kohë për të luajtur në derbin della Maddonnina që zhvillohet në këtë mbrëmje, ndërsa Zlatan Ibrahimovic dhe Alessio Romagnoli kthehen.

Përballja e zjarrtë mes rivalëve lokal fillon në ora 18:00, në kuadër të javës së katërt në Serie A.


Qendërmbrojtësi kishte dalë pozitiv, derisa ishte duke luajtur për grupmoshat U-21 të Italisë, e që bëri që ndeshja ndaj Islandës të shtyhej.





Bastoni konfirmoi shërimin e tij nga virusi me një mesazh në Instagram, duke festuar rezultatin negativ që kishte pranuar.

Sidoqoftë, ai nuk do të ketë kohë t’i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme mjekësore para derbit të Milanos që zhvillohen në këtë pasdite.



Bastoni nuk është i disponueshëm për ndeshjen, së bashku me Roberto Gagliardini, Milan Skriniarin, Radja Nainggolanin, Ashley Youngun dhe Ionut Radu, të gjithë pozitivë për COVID-19.

Stefano Sensi është pezulluar dhe Matias Vecino është i lënduar, por Alexis Sanchez pritet të jetë në stol pasi u kthye nga Kili me një problem muskulor.



Christian Eriksen përsëri ka të ngjarë të qëndrojë në bankën rezervë nga trajneri Antonio Conte, me këtë të fundit që preferon Marcelo Brozovicin dhe Arturo Vidalin, duke e zhvendosur Nicolo Barellan në një rol më të avancuar.




Milan kishte disa raste me COVID-19 më herët, kështu që Ibrahimovic tani është rikuperuar dhe është në dispozicion për të startuar.

Kapiteni Romagnoli gjithashtu mund të bëjë paraqitjen e tij të parë në këtë sezon në Serie A, pas një lëndimi që kishte, gjersa Matteo Gabbia, Mateo Musacchio dhe Andrea Conti janë jashtë aksionit.



Rafael Leao dhe Alexis Saelemaekers janë në garë për një vend startues, pasi Ante Rebic është ende jashtë shkaku i lëndimit dhe Samu Castillejo nuk është 100 për qind i gatshëm.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Vidal, Brozovic, Perisic; Barella; R Lukaku, Lautaro Martinez.

Milan (4-2-3-1): G Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Brahim Diaz; Ibrahimovic.

Parashikimi: Inter 2-1 Milan. /Telegrafi/
 

Juno

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Sep 4, 2020
Mesazhe
39
Pëlqime
29
Pikë
18
Parashikoj
Inter 1-2 Milan
 

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
414
Pëlqime
328
Pikë
63
Website
forumi.net

Juno

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Sep 4, 2020
Mesazhe
39
Pëlqime
29
Pikë
18
Duhet ta kishe vendos ne skedine. Koeficenti 45.0 (y)

Thone qe kush ka fat ne loje nuk ka fat ne dashuri.
Per dreq i ka mbyllur Ed Surreli llotot.
 
Top