Dan Brown

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Dan Brown
lindi më , . Është autorë i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brovni jeton dhe shkruan në , ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.

Me poshte po japim disa nga librat e tij.
secili qe ka dicka per te shtuar , mund ta pasuroni postimin .
Faleminderit.

Kodi i Da Vinçit ( Botuar nga: në 2006 )
Autori:
Një kod gjenial i fshehur në veprat e Leonardo Da Vinçit. Një vrap i dëshpëruar nëpër katedralet dhe kështjellat e Europës. Një e vërtetë që të lë gojëhapur fshehur në shekuj. Më në fund zbulohet. Sipas miliona lexuesve në mbarë botën leximi i Kodit të Da Vinçit është një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat.


Çmimi: 1200 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Mashtrimi i madh ( Botuar nga: në 2006 )
Autori:
Përkthyesi:
Në librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. "Mashtrimi i madh" është një roman mbi të gjitha emocionues.


Çmimi: 1200 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Simboli i humbur ( Botuar nga: në 2010 )
Autori:
Përkthyesi:
"Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme, të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot. I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C. "Simboli i humbur" zhvillohet me shpejtësi në një mjedis befasues dhe shkon drejt një përfundimi të papërfytyrueshëm. Rrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, pak minuta pas mbërritjes së tij, nata merr një kthesë të çuditshme. Një objekt shqetësues - i koduar mjeshtërisht me pesë simbole - zbulohet në ndërtesën e Kapitolit. Langdoni e njeh objektin si një ftesë antike, që synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë. Kur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni, një mason e filantrop i mirënjohur, rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar atë është ta pranojë ftesën mistike dhe të shkojë kudo që ta shpjerë ajo. Në çast, Langdoni gjendet i zhytur në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur e të vendeve të papara ndonjëherë dhe të gjitha ato duket se e tërheqin drejt një të vërtete të vetme, të pabesueshme.


Çmimi: 1300 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Diabolus ( Botuar nga: në 2006 )
Autori:
Përkthyesi:
Ky libër është një luftë për jetë a vdekje - një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm... një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë një herë e përgjithmonë.


Çmimi: 1200 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Engjëj dhe djaj ( Botuar nga: në 2005 )
Autori:
Përkthyesi:
Përpara se të shpërthente te Kodi i Da Vinçit , simbologjisti me famë botërore i Harvardit, Robert Langdoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë. Ajo çka ai zbulon, i kalon kufijtë e imagjinatës: një hakmarrje vrastare kundër Kishës Katolike, e kryer nga një sekret qindravjeçar - "Të Përndriturit".I prirur dëshpërisht për të shpëtuar Vatikanin nga një armë e fuqishme shkatërrimi në masë, Langdoni bashkëpunon në Romë me një shkencëtare të bukur e misrerioze, Viktoria Vetrën. Të dy së bashku, ata përfshihen nga një ngut i ankthshëm në një gjueti kriptasht të damkosura, varresh misterioze, katedralesh të braktisura dhe kupolash, që fshehin sekretet e botës dhe rrugën e harruar prej kohësh tashmë: atë të "Të Përndriturve"."Engjëj dhe djaj" është një libër i magjishëm; e pata vërtet të vështirë ta lëshoja nga duart."-Dale Brown, autor i best-sellerit "Battle Born" të New York Times-it "Është thjesht brilant! këto karaktere kanë thellësi, intriga është e zhdërvjellët, me zigzage, shpërthyese dhe befasuese. Kurse fundi i papërfytyrueshëm".-New Hampshire Sunday News


Çmimi: 1100 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Ferri ( Botuar nga: në 2013 )
Autori:
Përkthyesi:
Në fund të një aventure që kalon çaste tensioni të papërballueshëm, Dan Brown-i na zbulon se si në botën tonë, distanca mes së mirës dhe së keqes është kaq e ngushtë në një mënyrë me të vërtet angështuese, se si katastrofa dhe shpëtimi mund të jenë thjesht çështje këndvështrimesh dhe se si nga një lagunë me qiell të mbuluar, mund të dilet jashtë e të rishikohen yjet.


Çmimi: 1500 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Origjina ( Botuar nga: në 2018 )
Autori:
Përkthyesi:
ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qëne i pranishëm në një njoftim madhor- paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyren e shkencës". Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitese në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qënë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetevjeçarësh po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm një zbulim që do t'u jape përgjigje dy prej pyetjeve fundamental të ekzistencës njerëzore. Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfytyruar më parë. Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirshit rrezikon të humbasë përgjithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t'u larguar nga Bilbao. Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese. Së bashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirshit. Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t'i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjes... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t'ia mbyllur gojën Edmond Kirshit. Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirshit... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh. "Origjina" është jashtëzakonisht krijues - romani me i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot


Çmimi: 1600 Lekë
 

Attachments

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Ferri
Origjina
E diabolous nuk i kam lexuar(tjeret po).

Teksa po shihja filmin Engjej e Djaj (ma i varfer qe del ne krahasim me librin s'ka,edhe me bajat ). :)

Pena e mprehte e tij eshte dinamit. :)
 
Top