Dalin hartat e reja: Gjendet kontinenti i ri poshtë Zelandës së Re

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Dikur pjesë e së njëjtës masë toke si Antarktida dhe Australia, kontinenti i humbur i Zelandia u shkëput 85 milionë vjet më parë dhe në fund, u zhyt nën oqean ku qëndroi i fshehur për shekuj të tërë.

Tani, hartat e dala nga hulumtimet e reja shpjegojnë këtë kontinent nënujor, ku dikur gjallonin dinozaurët.

GNS Science, institut kërkimor zelandez, publikoi së fundi dy harta të reja në një faqe interneti interaktive.

Hartat mbulojnë formën e dyshemesë së oqeanit dhe profilin tektonik të Zelandës, që ndihmojnë të tregohet historia e origjinës së këtij kontinenti të humbur. Ato gjithashtu lehtësojnë shpjegimin e vendosjes së vullkaneve të Zelandës së Re, baseneve sedimentare dhe veçorive të tjera gjeologjike.

“Këto harta janë një pikë referimi shkencore – por ato janë edhe një mënyrë për t’ia përcjellë punën tonë kolegëve e të gjitha palëve të interesuara”, deklaroi Nick Mortimer, gjeolog, për medie zelandeze, i cili është dhe autori kryesor i hartave në fjalë. /Lajmi.net/
 
Top