Covid-19-a !

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Te gjitha informacionet rreth pandemise se covid 19-es te vijne ketu. :)



Numri i rasteve me Covid-19 në botë ka arritur në 13 milionë, duke u rritur për një milion vetëm në pesë ditët e fundit.



Pandemia ka marrë jetën e më shumë se gjysmë milioni njerëzve për periudhën kohore prej gjashtë muaj e gjysmë, derisa shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se nuk do të ketë kthim në “normalitetin e vjetër” për të ardhmen e parashikueshme, veçanërisht nëse masat parandaluese neglizhohen.
“Më lejoni të jem i qartë, shumë vende në botë po shkojnë në drejtimin e gabuar, derisa virusi mbetet armiku publik numër një. Nëse nuk respektohen rregullat bazë, e vetmja rrugë nga po shkon kjo pandemi është që do të bëhet keq, më keq e më keq. Por, nuk duhet të ndodhë kështu”, ka thënë ai në një konferencë virtuale nga selia e OBSH-së nga Gjeneva.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
KY eshte ai i OBSH-se ? :oops::oops::oops::oops:

 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të paktën 3,361,042 raste të koronavirusit dhe 135.582 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins.




Të hënën, Amerika raportoi 56.100 raste të reja dhe 377 vdekje, raporton CNN.

Në total përfshihen rastet nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve si dhe raste të riatdhesuara.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Deklarata e këtij mjeku për COVID-19 ‘tronditi’ Serbinë, por mund edhe të alarmoj botën
NGA: N.SH. MË: 14 KORRIK 2020 NË ORA: 09:11



Goran Stevanoviq
Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Beograd, Goran Stevanoviq ka tronditur Serbinë, por edhe qytetarët e vendevetë tjera sa i përket infektimit me COVID-19.

Ai ka thënë se personat që ishin të ifektuar më herët, po u humbet imuniteti dhe pastaj po infektohen për herën e dytë.
Kjo deklaratë e tij, mund të alaramoj botën pasi që thuhet se personat e infektuar me COVID nuk mund të infektohen dy herë.

“Ky është një virus që nuk duhet të nënvlerësohet. Nëse e nënvlerësoni atë, ju jeni vonë me diagnozën, ju jeni vonë me fillimin e trajtimit, dhe pastaj komplikimet janë shumë më të zakonshme. Të gjithë mund të sëmuren dhe të gjithë, pavarësisht nga mosha, mund të kenë ndërlikimet më serioze dhe madje edhe vdekjen”, tha Stevanoviq.

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive konfirmoi se janë regjistruar edhe raste të pacientëve që ishin relaksuar nga Covid.
“Kemi raste individuale, unë po flas për përvojën klinike personale, që ka njerëz që janë infektuar me koronavirus dy herë. Vende të tjera gjithashtu raportojnë se për shkak të ndryshimit të imunitetit, pas një kohe, imuniteti humbet dhe ekziston mundësia e rikonfeksionit”, tha Stevanoviq.


Bota sot!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Sot mesova nga nje burim i sigurte se Italia ka pregatitur mbi 35 milion vaksina. :(

Ropt do na heqin qafet . :rolleyes: :oops:
 
Top