Carl Gustav Jung

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Jung: Mos mbani dikë që dëshiron të largohet. Përndryshe, nuk do të njihni atë që po vjen!

Carl Gustav Jung, një nga psikologët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, u lind në 26 korrik 1875 në Kesswil, Zvicër. Babai i "psikologjisë analitike", Jung ishte mendimtar thellësisht filozofik që ekzaminoi të gjitha aspektet e personalitetit njerëzor.


17 thëniet e mëposhtme të Carl Jung do t'ju ndihmojnë të njiheni me aspektin e karakterit tuaj:
1. "Njohja e anës tuaj të errët është mënyra më e mirë për t'u përballur me anën e errët të të tjerëve."
2. “Mos mbani dikë që dëshiron të largohet. Përndryshe, nuk do të njihni atë që po vjen."
4. "Çdo gjë që na shqetëson tek të tjerët mund të na bëjë që të kuptojmë veten."
5. "Takimi i dy personaliteteve kur bashkohen është si kur bashkohen dy elementë kimikë: nëse ka reagim, të dy transformohen"
6. "Nuk jam ajo që më ndodhi. Jam ajo që zgjodha unë të bëhem."
7. “Nëse jeni person harizmatik, nuk do të thotë që keni fituar diçka. Do të thotë që duhet të japësh diçka mbrapa."
8. “Njeriu ka nevojë për vështirësi. Janë thelbësore për shëndetin."
9. “Endrrat e tua do të realizohen vetëm kur të shohësh thellë në zemrën tënde."
10. "Njerëzit do të bënin gjithçka, çdo çmenduri për të shmangur përballjen me veten e tyre."
11. "Të gjithë ndajmë një mendje masive të pavetëdijshme, të formuar nga kujtimet dhe modelet e sjelljes përgjatë historisë njerëzore. Nga këtu burojnë gjërat si frikërat e lashta dhe mistika."
12. "Depresioni është si një grua veshur me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda teje dhe lëre që të flasë me ty."
13. "Asgjë më e keqe nuk mund t'i ndodhë dikujt nga të bërit plotësisht i kuptueshëm."
14. "Fjala "lumturi" do të humbte kuptimin e saj nëse nuk do të ekuilibrohej nga trishtimi."
15. "Sa më gjatë të rezistosh, aq më shumë do të këmbëngulë"
16. "Kush shikon për nga jashtë, ëndërron. Kush shikon brenda tij zgjohet."
17. “Besojmë se kemi kontroll të plotë mbi jetën tonë. E megjithatë, një mik lehtë mund të zbulojë një aspekt të vetes që nuk e dinim.”




1596375937216.png
.
 
Top