Brianna Wiest.

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Nuk humbasim marrëdhëniet, thjesht mbyllim ciklin e tyre.
Nëse ndiheni të rrënuar nga humbja e një marrëdhënieje, nuk është sepse dikush nuk është më në jetën tuaj. Vajtoni idenë që kishit se si do të ishte e ardhmja juaj dhe çfarë do të thotë që ajo/ai person nuk do të jetë më pjesë e saj, ashtu siç mund ta kishit planifikuar.
Ideja që po "humbasim" një marrëdhënie vjen nga ideja që gjithashtu mund të "fitojmë" një marrëdhënie kur jemi mjaftueshëm të mirë, dhe të zgjuar dhe të lezetshëm dhe në përgjithësi "më të mirë" se çdo kandidat partner ose mik që mund të na konkurronte në lidhje me njeriun tonë të dashur. Por jeta nuk funksionon në këtë mënyrë.
Nuk humbasim marrëdhëniet, thjesht mbyllim ciklin e tyre. Nuk ka asnjë kod që thotë se çdo person që takojmë në jetën tonë është i destinuar të qëndrojë në të përgjithmonë. Në fakt, shumë, shumë pak njerëz do të qëndrojnë me ne gjatë gjithë jetës sonë.
Dhe kjo nuk do të thotë që keni mangësi në dashuri. As që ekziston dikush që përcakton që çdo marrëdhënie që keni është e destinuar të zbehet në një farë mënyre. Kjo ndodh sepse gjatë jetës suaj evoluoni. Ndryshoni.
Jeni të ndryshëm. Marrëdhëniet vijnë në jetën tuaj, bëjnë ciklin e tyre, ju ndryshojnë në një mënyrë të rëndësishme dhe më pas i mbyllin.
Marrëdhëniet nuk janë komerdaria a e shpëtimit që do të na shpëtojë nga vetmia. Nuk mund të kufizoni vazhdimisht veten për të qenë e mirë dhe e pranueshme me qëllimin përfundimtar të siguroni që njerëzit nuk do largohen kurrë nga ju.
Marrëdhëniet vijnë dhe shkojnë, kjo është arsyeja pse janë krijuar për të bërë. Ndonjëherë, largohen shpejt. Disa prej tyre lënë një dhimbje akute. Të tjerët zbehen dhe ndonjëherë verbohemi nga largimi i tyre episodik. Ka edhe raste kur as nuk e kuptojmë se çfarë ka ndodhur derisa të jetë vonë.
Por ka edhe nga ato që shfaqin shenja paralajmëruese; disa përpiqen të mbajnë atë që ka mbetur, të tjerë vendosin të largohen. Sido që të jetë, nëse një marrëdhënie lë jetën tuaj, ka një arsye. Ekziston një pjesë e saj që nuk ju sjell më përfitime. Ndonjëherë, keni më shumë përgjegjësi, herë të tjera jo. Analizimi i asaj që ka ndodhur dhe marrja e përgjegjësisë është një pjesë kritike e procesit të shërimit dhe zhvillimit.
Por vetë-fshikullimi për çdo marrëdhënie që keni humbur në jetën tuaj është një humbje e vërtetë e kohës dhe bazohet në besimin e rremë se nëse do të ishit më të mirë, të gjithë do të qëndronin me ju.
Jo, nuk do të rrinin. Marrëdhëniet mbarojnë kur vjen koha të përfundojnë. Mbarojnë kur duhet të mbarojnë. Vijmë në këtë jetë vetëm dhe gjithashtu e lëmë vetëm. Ata që njohim gjatë rrugës, sado të përkohshëm, vijnë për të na drejtuar në një vend pajtimi me veten tonë.
Çfarëdo emocionesh që shkakton brenda jush humbja e një personi, nuk është problemi i tij për ta zgjidhur. Eshtë i juaji. Eshtë një vrimë që po përpiqeni të mbushni me një person tjetër që nuk dëshiron ta luajë atë rol në jetën tuaj, që do të thotë që nuk keni punë ta vendosni atje, duke kërkuar që të qëndrojë dhe ta fajësoni nëse nuk pranon.
Ndonjëherë mënyra se si një person largohet nga jeta jonë përbën mësimin që duhet të mësojmë. Disa të tjera, mungesa e tyre është përvoja që duhet të përjetojmë në mënyrë që të rimarrim kontrollin mbi jetën tonë. Po aq udhëzues është edhe ndërgjegjësimi që ishim egoist dhe mosmirënjohës kur kishim një person të shkëlqyer në jetën tonë.
Por, ajo që nuk është më pjesë e jetës tuaj nuk është as nevoja juaj, edhe nëse ende nuk mund ta shihni qartë sepse është shumë herët.
Nuk është e shkruar të jeni me njerëz që ju lënë, dhe nuk keni gjithmonë përgjegjësinë për largimin e tyre. Duke pranuar rrjedhën dhe rregullat e jetës, përkohshmërinë e gjërave, do të mësoni të doni njerëzit për aq kohë sa i keni dhe të jeni mirënjohës ndaj tyre kur të kenë ikur.
Brianna Wiest.
 
Top