Besa Famgas vazhdon dominimin, fiton titullin e shtatë rresht

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Të martën Besa e Pejës e fitoi titullin për edicionin 2019\2020. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse kampione shpallet për herë të shtatë rresht.


Në ndeshjen e dytë finale të plejofit, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 29:25. Ndeshja është luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e kishte fituar me rezultat shumë më bindës, 38:26. Me dy fitore, Besa Famgas fitoi titullin e kampionit.

Në gjysmëfinale, Besa e eliminoi Kastriotin, kurse Prishtina e kishte eliminuar Trepçën.

Në fundjavë do të përcaktohet skuadra fituese e Kupës së Republikës së Kosovës. Besa Famgas e Prishtina kanë pretendimet e tyre edhe në këtë garë.

Në ndeshjen e së martës, Besa herët kaloi në epërsi. Epërsi të lehtë kishte gjatë tërë pjesës së parë, që përfundoi me rezultat 15:10. Në pjesën e dytë Prishtina asnjëherë nuk ka rrezikuar epërsinë e Besës, që shkoi deri në nëntë gola.
Y. Muqolli e D. Tahirukaj me nga shtatë gola ishin më efikasët te Besa. Te Prishtina shtatë gola i realizoi D. Terziqi.

Prishtina – Besa Famgas 25:29 (10:15)

Prishtina: Terziqi 7, Gjuka 4, Prekazi 3, Ramadani, Abazi 4, Bajqinovci 6, E. Ademi, M. Ademi, Çela, Kuleta, D. Ramadani, H. Ramadani, B. Sula, Agushi, Beqiraj, Sherifi

Besa Famgas: Idrizi 1, Gjuka 2, Jupa 4, J. Muqolli, Tahirukaj 7, Dukaj, Ramosaj 2, Vokshi, Kukrika, Prce 3, Visoka, Tafilaj, Mushkolaj 2, Thaqi, Luzha 1, Y. Muqolli 7. /Lajmi.net/
 
Top