Besa Famgas kërkon titullin, Prishtina ndeshjen e tretë

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Besa Famgas është kampione në fuqi, kuse i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Ndeshjen e parë finale të luajtur të shtunën në Pejë, Besa Famgas e fitoi bindshëm., 38:26.

Ekipit pejan tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të siguruar titullin e ri të kampionit dhe për të vazhduar dominimin e plotë në Superligë.

Te Prishtina kanë premtuar angazhim maksimal në tentim për të mposhtur Besën dhe kështu për të siguruar ndeshjen e tretë të finales së plejofit.

Prishtina në kampionat kishte dy disfata, ndërsa e humbi edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. Por më pas fitoi edhe më thellë ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe kështu kaloi në finale.

Në ndeshjen e parë finale, Besa herët bëri shkëputje në rezultat dhe mbajti vazhdimisht epërsi bindëse.

Ndeshja luhet pa praninë e shikuesve dhe duke respektuar të gjitha masat në luftë ndaj COVID-19. /Lajmi.net/
 
Top