Avionët ushtarakë kinezë prej katër ditësh fluturojnë mbi qiellin e Tajvanit/ Tensioni ‘në ajër’, më i rrezikshmi i 40 viteve të fundit 06/10/2021 ne

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Avionët ushtarakë kinezë prej katër ditësh fluturojnë mbi qiellin e Tajvanit/ Tensioni ‘në ajër’, më i rrezikshmi i 40 viteve të fundit


ne





Në 40 vitet e fundit tensionet ushtarake që janë krijuar mes Kinës dhe Tajvanit janë më të rrezikshmet, pasi një numër i madh avionësh kinezë kanë fluturuar për 4 ditë me rradhë mbi qiellin e zonës së mbrojtur ajrore në Tajvan.

Taivani u shkëput nga Kina pas luftës civile të vitit 1949, por Pekini ende e konsideron këtë vend si një provincë separatiste, e cila një ditë do të ribashkohet me Kinën. Përpjekjet e Pekinit për të rimarrë kontrollin e Taivanit vështirësuan lidhjet në shumicën e fushave të bashkëpunimit deri në vitin 2008, kur presidenti i Taivanit, Ma Ying-jeou, la mënjanë çështjet politike për të vendosur besimin mes dy vendeve nëpërmjet marrëveshjeve tregtare dhe të investimit. Të dyja palët kanë arritur 19 marrëveshje të tilla gjatë mandatit të zotit Ma.

Një marrëveshje e vitit 2008 për të lejuar kinezët të vizitojnë Taivanin ka ndihmuar sektorin e shërbimeve të vendit ishull. Më shumë se 2 milion turistë nga Kina shkuan në Taivan vitin e kaluar. Taivani do të rrisë kuotat e këtij viti për udhëtarët e pavarur kinezë nga 3,000 në 4,000 në ditë. Tregtia dypalëshe pas një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik e nënshkruar në vitin 2010 e kaloi shumën e 100 miliardë dollarëve po atë vit. Taivani ka pakësuar gjithashtu pengesat për investimet nga Kina./Pamfleti
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
U çudita qe artikulli ishte vetem informativ, se prisja te lexoja gjykime e fajesime.

Shqiperia, ashtu si shumica e vendeve te botes, nuk e njeh Tajvanin si shtet. Ate e njohin vetem 15 vende te vogla e te parendesishme te botes.
Vendet qe nuk e njohin, nuk kane pse te perzihen e te mbajne krahe se c'bejne kinezet mes tyre.
 
Top