Artan Fuga: Ka nisur gjuha e dhunës elektorale!

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,359
Pëlqime
1,722
Pikë
113
Artan Fuga: Ka nisur gjuha e dhunës elektorale! Ja si shprehet




Akademiku Artan Fuga ka renditur 14 pika që sipas tij tregojnë se ka nisur gjuha e dhunës elektorale mes forcave politike në Shqipëri, ndërkohë që na ndajnë 40 ditë nga zgjedhjet.

Sipas Fugës gjuha e dhunës shprehet përmes fyerjeve të ndërsjellta mes politikanëve, krimalizimit të gjuhës, batutave pa vlerë, portretizim karikaturalist i kundërshtarëve, si dhe kërcënimeve verbale për dhunë fizike.
Komenti i plotë
Gjuha e dhunës elektorale ka nisur.

Ajo shprehet:
Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh

Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por luajtur verbalisht polici – hajduti
Në vend të analizave politike të realitetit të sotëm, marrje me fraza dhe batuta krejt pa vlerë.
Portretizim karikaturalist i kundërshtarëve dhe fyerje me rob shtëpie

Dalje e të folurit nga kompetencat funksionale prej shtetari


Kërcënime verbale për dhunë fizike
Gjuhë e hakmarrjes, e vetëgjyqësisë, së drejtës kanunore, gjoja mbështetur në traditat popullore të ballokumes (Hahahaha, një ministre thotë se ajo që ndodhi në Elbasan nuk është në përputhje me gjuhën e ballokumes!!!) përdorur nga shtetarë, politikanë madje dhe gazetarë.
Shtim i fjalëve banale në komunikim.

Sulmi me kode të fshehta midis politikanëve
Marrja me fjalë të kota si përgjigje njeri tjetrit për të tërhequr vëmendjen dhe si fitore verbale para opinionit ne një spektakël të shëmtuar.
Ndërprerja e fjalëve të diskutuesve nëpër panele televizive për të krijuar kaose në bashkëpunim dhe me ndonjë gazetar që hiqet si i ose e pavarur, dhe keqtrajtimi i gazetarëve të terrenit.
Kontrolli i mediave vetëm nga thëniet e politikanëve duke na dhunuar jetën tonë të përditshme dhe të drejtën tonë për informim

Deklarata të pambështetura në fakte të besueshmedhe të plota
Përdorimi pa kriter i mediave sociale nga shtetarë dhe politikanë duke komunikuar vertikalisht me publikun pa ndërmjetësinë e gazetarëve dhe pa lejuar interaktivitet.
Se kush e nxit këtë gjuhë dhune, se çfarë përgatit ajo, se kujt i vlen, se çfarë na sjell ne qytetarëve? – Analizë këtu sot nëse e dëshironi

Burimi!
Bota Sot.
 
Top