Arkeologët gjermanë realizojnë zbulimin më të madh të sendeve romake në një shekull

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,896
Pëlqime
822
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Arkeologët gjermanë realizojnë zbulimin më të madh të sendeve romake në një shekull

Arkeologët në Augsburg të Gjermanisë njoftuan se kanë bërë zbulimin më të rëndësishëm të sendeve antike romake në më shumë se 100 vjet, një ngarkesë prej 400 kilogramësh në total.


Arkeologu Sebastian Gairhos tha “ndër sendet e zbuluara përfshihen armë, mjete, bizhuteri dhe 800 monedha”.

Zbulimi tregon se vendi ishte një fortese, pjesë e një vendbanimi më të vjetër romak në atë që tani është shteti gjerman i Bavarisë.



Monedhat dhe copat e qeramikës tregojnë se zona ka qenë e pushtuar midis viteve 8 dhe 5 para Krishtit, megjithatë arkeologët shpresojnë të bëjnë edhe më shumë zbulime konkrete.



“Kjo masë zbulimesh ofron një potencial të madh”, vlerësoi Gairhos.

Objektet u zbuluan në tokën e një ish-uzine makinash. Augsburgu ka një histori më shumë se 2 000-vjeçare dhe konsiderohet si një nga qytetet më të vjetra të Gjermanisë.

Archaeologists-in-Augsburg-720x450.jpeg
 
Top