Ardi Veliu, modeli i analfabetit përballë paraardhësve të tij!

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Ardi Veliu, modeli i analfabetit përballë paraardhësve të tij!





Nuk ka qenë fare, as rastësi e as mllef, dokumenti(nëse mund ta quajmë të tillë) që u bë viral dje në rrjet, ku një dorë e thjeshtë kishte redaktuar fletën e dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Shtetit.


Për të parë derexhenë se ku është katandisur Policia e Shtetit që nga 2017-a me Ardi Veliun, mjafton të bësh një rezyme të njerëzve që kanë drejtuar këto 30 vjet.

Vetëm duke përballur këtë argument, shikon realisht se sa poshtë e sa për turp ka qenë ekzistenca e këtij zyrtari mediokër në institucionin më të rëndësishëm që përfaqëson shtetin.

Veliu është tipiku i zyrtarit që është shumë i dashur për sajtet dhe faqet humoristike të rrjetit, pasi shërben si lëndë e parë për meme dhe barcaleta pikante.

Sa herë është përballur me publikun ka këputur mufka, pasi duket se formimi i tij kulturor është nën nivelin e detit.

I sjellë nga Fatmir Xhafa në krye të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu shkatërroi atë frymë të policisë qytetare që solli Saimir Tahiri. Përveç se largoi ata drejtorë e komisarë që u akuzuan nga Xhafa si njerëz të Tahirit, Veliu risolli në kupolën e Policisë së Shtetit personazhet famëkeqe të “Grupit Çiftelia”.

Përveç propagandës për krimet e ulëta, rezultati më i bujshëm i përvojës pozitive të Ardi Veliut, është se bandat mafioze kanë bërë ç’kanë dashur, duke vrarë e plagosur në mes të ditës, në mes të pazarit, duke poshtruar policinë e shkaktuar viktima tek civilët. Shumë pak nga këto krime janë zbardhur e zbuluar, përveç rasteve kur ka pasur material nga partnerët.

Siç u zbuluan së fundmi, janë futur në radhët e policisë, elementë të skeduar në vendet perëndimore, si të dënuar për trafik apo të përfshirë në ngjarje kriminale.

Por analiza e punës së policisë i takon një rasti tjetër, pasi analogjia e Veliut me parardhësit vlen shumë për të vërtetuar se ku u katandis Policia e Shtetit në drejtimin e tij.

Përpara Veliut, drejtor i Policisë së Shtetit ka qenë Haki Çako, i cili i përket brezit të Veliut me një përvojë të mesme, megjithatë edhe pse pa ndonjë elokuencë të njohur, ishte më lart se Veliu të paktën në komunikimin publik. Përpara Çakos, kreu i policisë ishte Artan Didi, një oficer që vinte nga forcat speciale, e më pas i larguar në emigracion si pasojë e fshesës që i bëri pushteti i Sali Berishës në Policinë e Shtetit. Didi, ishte një oficer i trajnuar i repartit elitë RENEA, ndërkohë që pas largimit emigroi në SHBA. Pas ikjes nga posti i drejtorit punoi si diplomat në ambasadën tonë në Uashington, që u duk se ju dha më shumë si qokë, sesa si meritë.

Përpara Didit, Policinë e Shtetit e drejtoi Hysni Burgaj, një oficer me përvojë të gjatë në uniformat blu ishte vetëm de jure në këtë funksion, pasi realisht detyrën e kryente Agron Kuliçaj, ish-bodigardi i Sali Berishës që mbante postin e nëndrejtorit dhe kreut të Policisë Kriminale.

Përpara Burgajt, drejtor i policisë ishte Ahmet Prençi, gjithashtu një officer me përvojë, i cili pasi pati një eksperiencë si drejtues i policisë tatimore i emëruar nga Edi Rama, kaloi në PD, ku u fol se do të jetë deputet, por që aktivitetin e tij më të njohur e ka si shkrimtar e poet. Gjatë qeverisjes së PD-së, Prençi preferohej nga SHBA ngaqë nuk kishte lidhje me ambjentet kriminale.

Përpara Ahmet Prençit, në krye të policisë ishte general Bajram Ibraj, një kryepolic nga më të mirët që ka pasur institucioni i Policisë së Shtetit. Një oficer me bagazh të lartë akademik, njohës i disa gjuhëve të huaja dhe me gradë shkencore doktor.

Në komunikimin publik, Ibraj ishte një zyrtar gjithë edukatë e xhentilesë, por në luftën ndaj krimit ishte një njohës i thellë i ambjentit ku vepronte dhe u bë i njohur për luftën ndaj krimit jo thjesht me plan taktik por me strategji.

Para Ibrajt, Policinë e Shtetit e drejtoi Bilbil Mema, gjithashtu një officer me përvojë që përveç punës në terren ishte edhe pedagog në Akademinë e Rendit. Paraardhësi i Memës ishte Veli Myftari, një polic në kuptimin e plotë të fjalës, korrekt dhe me një jetë në uniformë, i cili edhe sot në veprimtarinë civile njihet për reputacion të lartë, qytetar korrekt e model,

Përpara Myftarit, Policinë e shtetit në vitin 1997 e drejtoi i ndjeri Sokol Bare, një oficer i ri në moshë për kohën, por që konsiderohej një nga talentet e policisë, si pasojë e inteligjencës së tij, kryesisht në sektorin e inteligjencës dhe strategjisë. Në jetën civile Baraj ishte një person i apasionuar me letërsinë dhe me kulturë të gjerë.

Përpara Sokol Barajt, Policinë e drejtoi Gjeneral Agim Shehu, i cili i vuri policisë njollën e militantizmit dhe veglës qorre të Sali Berishës. Megjithatë, Shehu, ishte një oficer me përvojë, pasi kishte punuar në kohën e komunizmit në sektorin e kufirit.

Paraardhësi i dibranit Shehu ishte malësori Sabri Jacaj, një oficer me integritet, përvojë dhe formim intelektual. U degradua nga qeveria e Sali Berishës, pikërisht sepse refuzoi që të pranonte të bëhej vegël e PD-së. Ishte një erudit që njihte disa gjuhë të huaja.

Paraardhësi i Jacajt ishte Astrit Mehaj, një inxhinier që erdhi në krye të policisë me filozofinë e të ndjerit Bashkim Kompliku, atëherë ministër i Brendshëm për të sjellë njerëz nga jeta civile në Policinë e Shtetit. Mehaj ishte një intelektual që tentoi ta civilizonte policinë, por pushtetin e kishte realisht Agim Shehu, zëvendësi i tij që më pas mori kreun e policisë.

Në kohën e ndryshimit të madh, Policinë e drejtoi Fadil Canaj, një oficer karriere në policinë e rendit që e kishte filluar nga operativ lagjeje deri në drejtues i lartë. Më pas, Canaj u largua nga qeveria e Berishës, u rikthye nga socialistët që e vunë edhe në krye të policisë tatimore./Pamfleti
 
Top