A janë alienë? Astronautët shohin një objekt të mistershëm në hapësirë

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Objekti depërton pikërisht në “boshllëkun masiv” – një objekt për të cilin shkencëtarët kanë dyshuar se ka munguar më herët në univers. Studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të dinë nëse yjet e shuara kanë lënë pas atë boshllëk misterioz, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

“Jemi në pritje me dekada me radhë për të zgjidhur këtë mister”, tha Vicky Kalogera, profesor në Universitetin Northwestern. “Ne nuk e dimë nëse ky objekt është ylli më i rëndë i njohur i neutroneve, apo vrima e zezë më e lehtë e njohur, por në të njëjtën mënyrë ajo shkatërron një rekord.”

Objekti i mistershëm u zbulua pasi studiuesit morën një sinjal “jashtëzakonisht të pazakontë” nëpërmjet valës gravitacionale.

Kur yjet masive shuhen, ato shemben nën gravitetin e tyre dhe shndërrohen në vrima të zeza, sipas shkencëtarëve. Ato më pak masive shpërthejnë në supernova dhe lënë pas mbetjet e tyre në formën e yjeve neutrone. /Lajmi.net/
 
Top