50 arsye të mira për të lexuar libra.

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
50 arsye të mira për të lexuar libra.

Jo një, as dy. Pesëdhjetë arsye të tëra, shumë të mira për të lexuar sa më shumë libra.

Miqtë e librit midis nesh do të betohen se arsyeja e vetme që të duhet për të lexuar është kjo: Të pëlqen. Dhe do të pajtoheshim me të, nëse nuk do të kishim pesëdhjetë arsye të tjera pse librat janë, së bashku me akulloret dhe road trip, një nga gjërat tona më të dashura në këtë jetë.

1. Mësoni gjëra për veten tuaj.
2. Mësoni gjëra rreth botës.
3. Përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit.
4. Nuk jeni kurrë nga ata njerëz të bezdisshëm që thonë "nuk ka fjalë". Gjithmonë ka fjalë.
5. Jetoni shumë jetë / epoka / vende / zakone të ndryshme në të njëjtën kohë.
6. Harroni duke lexuar, gjërat e parëndësishme që ju shqetësojnë.
7. Qeshni.
8. Qani.
9. Frikësoheni. Le të ndalemi këtu dhe të themi se një libër tmerri është rreth njëqind herë më i frikshëm se thrilleri më i frikshëm që keni parë ndonjëherë në kinema.
10. Ju shkruani më mirë.
11. Mësoni të hynë në vendin e shumë njerëzve të ndryshëm, të kuptoni mënyra të ndryshme të të menduarit dhe të shpjegoni sjellje.
12. Kjo ju bën person më të mirë.
13. Dhe gjithashtu më të zgjuar.
14. Nuk është hobi i shtrenjtë.
15. Ekzistojnë miliona histori nga të cilat mund të zgjidhni.
16. Disa prej tyre, do t’i mbani mend përgjithmonë.
17. Dhe disa të tjera, mund t'i përdorni për të thyer akullin në një njohje të re.
18. Zbuloni interesa që nuk keni pasur ide se keni patur.
19. Nuk bini në rutinë kurrë.
20. Redukton stresin.
21. Eshtë mënyra më e lirë për të udhëtuar në vende të tjera.
22. Nuk ka reklama të bezdisshme.
23. Mësoni të bëni gjëra të reja.
24. Rishikoni gjithçka që besoni ose mendoni se dini.
25. Mund t'ju ndryshojë jetën.
26. Asnjëherë nuk mbeteni pa tema për të biseduar.
27. Mësoni gjëra rreth të kaluarës.
28. Ndoshta dhe për të ardhmen.
29. Përmirësoni kujtesën tuaj.
30. Nuk nevojitet energji elektrike / bateri / pajisje të bezdisshme.
31. Një libër është gjithmonë më i mirë se filmi rreth tij.
32. Nuk ka dhuratë më të bukur se libri që deshët dhe ia dhuruat dikujt.
33. Kurrë nuk ndiheni vetëm.
34. Eshtë gjëja më e mirë që mund të bëni në udhëtime të gjata të mërzitshme në transportin publik.
35. Ndryshon këndvështrimin tuaj.
36. Ju bën më pak dogmatikë.
37. Ri-leximi i të njëjtit libër është pafundësisht më i mirë se sa të shikoni përsëri të njëjtin film.
38. Ju ndihmon të zgjidhni problemet.
39. Flini më mirë.
40. Ndiqni historinë me ritmin tuaj, aq shpejt ose aq ngadalë sa dëshironi.
41. Ndërtoni vetëbesim (kryesisht sepse ndieheni më të zgjuar, por edhe sepse komunikoni më mirë).
42. Mësoni të përqendroheni më mirë.
43. Dhe kjo ju bën më të mirë (dhe më të shpejtë) në punë.
44. Përmirësoni imagjinatën tuaj.
45. Eshtë shumë e lehtë për ju që të krijoni historitë tuaja, nëse nevojitet, të themi, të vini në gjumë një fëmijë të vogël, dhe nuk keni një libër pranë.
46. Mblidhni shumë njohuri që do të jenë të dobishme për ju nesër pasnesër në një konkurs televiziv.
47. Mbani larg sëmundjet mendore, si Alzheimeri dhe Demenca.
48. Përgjigjet që kërkoni janë shkruar diku në një libër.
49. Mësoni të kërkoni për kuptimin e jetës.
50. E bëni botën një vend më të mirë.
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
Nga këto 50 arsyet, shume qëndrojnë.
Për dy te parat, jo gjithnjë është kështu, se varet nga librat që lexon.
Jo nga te gjithe mund te mesosh, e jo cdo gje qe shkruhet ne libra eshte e vertete.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Nga këto 50 arsyet, shume qëndrojnë.
Për dy te parat, jo gjithnjë është kështu, se varet nga librat që lexon.
Jo nga te gjithe mund te mesosh, e jo cdo gje qe shkruhet ne libra eshte e vertete.
Ne fakt @BRYG zhanri i leximit eshte i personalizuar , dhe pika e pare konsiston ne vetnjohje besoj ne kete tipizim , sa i perket pikes se dyte , jemi te gjithe koshiente qe epoka e kohe qe si kemi jetuar , ti perceptojme e njohim nga leximet .
Perjashtime dhe mund te kete , por nuk perbejne thyerjen e te pergjithshmes 🙂
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
Ne fakt @BRYG zhanri i leximit eshte i personalizuar , dhe pika e pare konsiston ne vetnjohje besoj ne kete tipizim , sa i perket pikes se dyte , jemi te gjithe koshiente qe epoka e kohe qe si kemi jetuar , ti perceptojme e njohim nga leximet .
Perjashtime dhe mund te kete , por nuk perbejne thyerjen e te pergjithshmes 🙂
Per te dyten, edhe kohen qe ne jetojme vete, nuk e njohim mire, se nuk e shikojme cdo gje me syte tane. Me sy shohim vetem 100 metra larg, rruges kur ecim.
Edhe sot njohurite per boten i marrim nga te tjeret.
Ceshtja e te mesuarit nuk eshte kaq e thjeshte. Çdo njeri duhet te kete filtra, te perdore mendjen dhe instiktet e tij, jo te besoje verberisht cdo gje qe lexon.
 
Last edited:
Top