3 këshilla për përmirësimin e kujtesës tuaj

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
3 këshilla për përmirësimin e kujtesës tuaj
kujtesë

Businessmag.al

Jim Kwik, i vetëquajtur si trajner i trurit, beson se harresa mund të jetë e kushtueshme për sipërmarrësit.
“Kam harruar” janë dy nga fjalët më të kushtueshme në jetën tonë dhe në bizneset tona,” tha Kwik gjatë seancës së fundit në serinë e webinareve të . Të harroni një bisedë apo emrin e dikujt, mund të ketë një efekt negativ në jetën tuaj, shtoi ai.
Për fat të mirë, parandalimi i harresës është më i lehtë nga sa mendoni. Pavarësisht nëse keni një kujtesë të mirë apo jo, kryesorja është të keni një kujtesë të stërvitur, thotë Kwik.
“Nëse ende nuk keni një kujtesë të shkëlqyer, kjo ndodh vetëm sepse ju nuk keni mësuar se si të mbani mend “, shtoi ai.
Kwik ka përvojë me këtë: Në moshën 5 vjeç, ai pësoi një dëmtim në tru dhe kishte vështirësi në shkollë. Pasi dështoi në një detyrë, ai i tha vetes se ishte për shkak të “trurit të tij të thyer”. 25 vjet kaluan dhe ai tashmë është një autor shumë i lexuar dhe themelues i dy kompanive: Kwik Learning, një program trajnimi për leximin e shpejtë dhe përmirësimin e kujtesës dhe Superhero You, një komunitet global i studentëve.
Kwik beson se mund ta stërvitni mendjen tuaj për ta bërë një super kompjuter dhe ta shfrytëzoni atë në avantazhin tuaj. Këshillat e tij vijnë nga libri i tij i fundit, Limitless: Përditësoni trurin tuaj, mësoni gjithçka më shpejt dhe shkyçni jetën tuaj të jashtëzakonshme ( ), i cili u botua në prill.
Këtu janë tre nga këshillat e Kwik për përmirësimin e kujtesës suaj.
1. Motivimi
Ka një arsye që ju mbani mend disa emra dhe harroni disa të tjerë. Kjo lidhet me motivimin tuaj për të kujtuar, tha Kwik. Nëse mendoni se dikush do të jetë një lidhje e mirë biznesi, ka më shumë të ngjarë ta mbani mend emrin e këtij personi. Gjeni motivimin tuaj për të kujtuar, sepse, shtoi Kwik, “arsyeja korr rezultate”.
2. Vëzhgimi
Shumë njerëz fajësojnë harresën, por çelësi për të trajnuar kujtesën tuaj është në të vërtetë vëmendja, tha Kwik. Për të siguruar që do të mbani mend atë që dëshironi, përqendrohuni tek dëgjimi. Për shembull, jini dëgjues aktiv kur dikush po flet, në vend që të mendoni për përgjigjen tuaj.
3. Metodat
Kwik inkurajoi njerëzit të kërkojnë mënyra të reja të të mësuarit dhe të mos mbështeten vetëm në metodat tradicionale, që kanë mësuar në shkollë.
“Ne jetojmë në një botë të makinave autonome dhe anijeve kozmike, që shkojnë në Mars,” tha Kwik. “Por automjeti ynë, që kemi zgjedhur për arsimin është shpesh një mashtrim.”
Praktikimi madje edhe i teknikave të thjeshta, të tilla si pushimet pesë minutëshe, konsumimi i shpeshtë i ujit dhe ushtrimet, mund të përmirësojnë kujtesën, sipas Kwik.
 
Top