“Të hëngsha shaminë, vetëm mustaqet s’të heqim dot”, Kujtim Gjuzi i përgjigjet batutës së Ramës: Jam i nervozuar, ne shqiptarët një herë e djegim…

Kamelia

Moderator/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
173
Pëlqime
18
Pikë
1
Location
Birmingham
Kreu i Partisë Konservatore, deputeti në Kuvend, Kujtim Gjuzi ka komentuar sot për mediat batutën që bëri të enjten kryeministri Edi Rama gjatë replikave mes tyre, ku shefi i qeverisë iu drejtua me fjalët “të hengsha shaminë”.

“Të enjten e kaluar lëshoi batutë që s’kishte kuptim. Ne jemi shqiptarë e një herë e djegim shaminë e beqarit. Unë jam i nervozuar me thënien e kryeministrit”, tha Gjuzi sot për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit ku lajmëroi se kishte marrë garanci nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për hapjen e Kodit Zgjedhor.

Duhet të jenë në bisedime për të hapur kodin zgjedhor, kodi zgjedhor do hapet e sigurt, kemi marrë garanci nga kryetari i Kuvendit që do vazhdojmë të bisedojmë seriozisht për këtë punë”, tha ai.

Cfarë është bërë prej pesë ditësh? Bëhen lojëra politike me sekretarin e pergjithshëm të PS që thotë do cojmë Metën këtu e do marrim Metën atje”, tha Gjuzi ndër të tjera.

LEXO EDHE

 
Top