“Ky me kapele gjendet dhe ky tjetri…”- Publikoi pamjet e atentatit ndaj ish prokurorit në Kuvend, deputeti mbërrin në zyrat e SPAK

Kamelia

Moderator/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
174
Pëlqime
18
Pikë
1
Location
Birmingham
Mbërriti në zyrat e SPAK paraditen e sotme deputeti i opozitës Halit Valteri i cili bëri një denoncim të fortë dje gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ai shfaqi një video nga foltorja e Kuvendit, ku sipas tij shfaqeshin dy atentatorët e ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë shoferi i tij.

Valteri e tregoi videon duke hedhur akuza të forta në drejtim të ministrit Lleshaj. Sipas Lleshajt, ka qenë më e lehtë të bëhej identifikimi i personit që ka qenë pa kapele sesa i Redjan Rrajës, i cili ka qenë me kapele dhe që tani është në qeli si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit.

“Po le të futemi në temë. Ju kujtoj atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoja dhe unë këtu jam për lotët e atij babait që erdhi më takoi e kërkon nga ju zbardhjen e vrasjes. A keni pasur informacione ju për këtë ngjarje, që do të kishte një përplasje mes bandave në Durrës? Vënia para drejtësisë së autorit do të qetësonte babanë e tij”, tha deputeti i opozitës.

“Ky me kapele gjendet, ky pa kapele nuk gjendet, nuk e gjeni sot se e keni karamelen në fyt, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes. Nëse do keni vullnet për ta zbuluar, bëjeni dhe jepuni qetësinë atyre prindërve. Nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve. Më vjen keq t’jua them, po më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës dhe kanë kapur më pak. Kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën. I ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndoshta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për t’u përfshirë me këta maskarenjtë, po të përdornin. Po bëjnë gjëra pas kurrizit, po fshehin vrasjen”, tha Valteri.
 
Top