“Femrat” nga Charles Bukowski

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Libri që riktheu të rinjtë e Tiranës së vitit 1998 te leximi
  • 08/09/2020
Libri që riktheu të rinjtë e Tiranës së vitit 1998 te leximi


Në Tiranën e vitit 1998, të rinjtë që sapo kishin dalë në jetë në një kohë të vështirë, pëlqenin të kalonin kohën te Korpusi i Universitetit të Tiranës. Libri qe një shfaqje e huaj në atë kohë, kur paraja e humbur nëpër skemat piramidale qe shqetësimi kryesor. Megjithatë, te korpusi, një libër u shfaq papritur krahas diskutimeve për bet 1, bet 2 apo bet 50 të kazinove elektronike, të cilat, në atë kohë, ashtu si edhe sot, kishin pushtuar qytetin dhe ëndrrën e fitimit të shpejtë të parave. Ky libër qe “Femrat” nga Charles Bukowski, i përkthyer nga Virgjil Muçi.
Libri flet për shkrimtari i jetës së batakçinjve dhe pijetarin krenar Henri Çinaski, i cili ka lindur që të mbijetojë. Pas shumë dekadash mbijetese në punë të keqpaguara dhe që nuk jepnin asnjë shpresë, pasi shpenzoi paratë e tij me pije dhe gra dhe pasi fjeti si mundi nëpër apartamente të qelbura, Çinaski sheh më në fund veten si poet të famshëm. Tani, në moshën pesëdhjetëvjeçare, ai zbulon papritur jetën prej një njeriu të famshëm, i cili merr pjesë në mbi 300 festa të çmendura në vit dhe bën një jetë seksuale që e rrëzon tuç vetë Kazanovën.

Romani Femrat u publikua në vitin 1978 si pasues i romaneve Post Office dhe Factotum. Ai është një raportim i pakompromis i jetës së amerikanit të zakonshëm, përplot humor, kurajë dhe ndershmëri të zymtë.


I publikuar në shqip për herë të parë në vitin 1997, ky roman rindezi dëshirën për të lexuar për gjeneratën e të rinjve të atyre viteve, një sipërmarrje jo e paktë kjo në atë kohë kur shqetësimet e shqiptarëve gjendeshin jo tamam te pyetja se çfarë libri ia vlen të lexohet.

Seksi eksplicit i përshkruar në libër ka gjasa qe një pjesë e tërheqjes së të rinjve të Shqipërisë, por Bukovski nuk është autor që flet thjeshtë për seks. Femrat është një roman në të cilin Bukovski flet për jetën e zakonshme, të treguar deri në detajet më intime, një roman në të cilin nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme e pikërisht kjo e bën romanin të jashtëzakonshëm.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Ky njeri zbertheu ekuacionin femer. 😎

Çuditerisht kane qene jo te bukura ato qe shoqerohej
Por kane qene gervishtese shpirti per te. 😚😙
 
Top