“Ardi Veliu ishte ushtar politik”/Artan Hoxha zbulon kush është Gledis Nano që u emërua në krye të Policisë së Shtetit: Ai është rritur nga një familj

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
“Ardi Veliu ishte ushtar politik”/Artan Hoxha zbulon kush është Gledis Nano që u emërua në krye të Policisë së Shtetit: Ai është rritur nga një familje policësh









Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar dorëheqjen e Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas Hoxhës, Veliu ka pasqyruar një frymë të qeverisë dhe kryeministrave.


“Policia reflekton frymën qeverisë dhe frymën e kryeministrave. Dy të fundit kanë qenë autoritar si Berisha dhe Rama, dhe policia përcillnin frymën e atyre që ishin lart. Ardi Veliu u bë drejtor se ministri i asaj kohe donte këtë si drejtor. Kur ishte PD-ja drejtorët ishin nga veriu, me PS-në në pushtet drejtorët i kemi nga jugu, por që pasojat paguhen nga qytetarët. Me ikjen e Ardi Veliun nuk merr fund krimi te ne, kontenierët e drogës që janë nis do të vijnë, kanabisi i mbjellë do të korrët.

Gledis Nano është me origjinë nga Skrapari, babai i tij ka qenë polic, ai është rritur në një familje policësh, por ajo që më duket pak është mosha e tij, për të qenë në krye të policisë. Mosha e tij është favorizuese për një gjë për të menduar se nuk mund të ketë një rrjet të gjerë miq dhe ndoshta nuk ka shumë ndikim. Ka pas më shumë marrëdhënie me partnerët. Për mua gabimi i Veliut përveçse ishte ushtar politik , ai nuk kishte komunikim me mediat. Policia e Shtetit është shumë e madhe dhe 100 ditëshin e parë Rama u mor me policët e qarkullimit”
, ka thënë ai./Pamfleti
 
Top