“Ali Pashë Tepelena u tradhtua nga njeriu më i afërt i tij”, zbulohet çfarë shkruante gazeta franceze më 1822

Kamelia

Moderator/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
177
Pëlqime
18
Pikë
1
Location
Birmingham


“Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, duke dhënë kështu emrin e njeriut që e tradhëtoi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Bavari.

Nuremberg, 16 mars.

Ne lexojmë në gazetën tonë artikullin më poshtë:

Kufijtë e Italisë, 10 Mars. “Ne po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij, dhe iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt, dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj.

Ekstradimi u bë më 2 shkurt. Të nesërmen trupat turke hynë dhe pushtuan fortesën e Janinës. Një shqiptar, me emrin Vaia (Athanas ose Thanas Vaja), një mik i ngushtë i Aliut, dhe në të cilin ai kishte besim të pakufizuar, e tradhëtoi, për interes të Hurshid Pashës. Ky i fundit drejtoi vëmendjen e tij kryesisht tek thesari i Aliut, i cili përbënte një shumë të madhe, si në para dhe në bizhuteri; A ia dorëzoi Vaja të gjithin ?



Besohet se Hurshid Pasha tani do të marshojë ndaj Suliotëve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar Portës, siç pretendohej; por ata sulmuan shqiptarët myslimanë të cilët kohët e fundit mbështetën Hurshid Pashën, dhe kështu ata shkatërrojnë pronat e tyre. Lufta civile është më e ndezur se kurrë në Epir.”/darsiani.com

 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Jashte teme por me duhet te them se ky zotnia s'ka pas njohur atdhe.
Ky ka pas njohur vec interes(florinj).

Mendoj qe nga dinakeria e inteligjenca mendoj se ia ka kaluar edhe Skenderbeut.

Nqs do kish dhuntine e Skenderbeut ne diplomaci e strategji lufte (mendoj se lehtesisht e pershkronte Greqine sikurse Aleksandri Azine~ ! :)
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Jashte teme por me duhet te them se ky zotnia s'ka pas njohur atdhe.
Ky ka pas njohur vec interes(florinj).

Mendoj qe nga dinakeria e inteligjenca mendoj se ia ka kaluar edhe Skenderbeut.

Nqs do kish dhuntine e Skenderbeut ne diplomaci e strategji lufte (mendoj se lehtesisht e pershkronte Greqine sikurse Aleksandri Azine~ ! :)
Jam pjeserisht dakort
Mos te harrojme qe vinte nga familje me peshe , i rritur nga nje nene teper e ashper , por me nje fillese si kacak e plackites karvanesh .
Ama hodhi themele “ shtet “
E shtriu pushtetin gati ne zemer te Greqise , forcoi ekonomine ku nje nder politikat per kete , ishte rritja e taksave te importit dhe fuqizimi i prodhimit vendas .
Financoi fuqishem kryengritjen greke kunder osmaneve , duke u bere faktor qe shteti grek eshte dhe sot .
Nese Bonaparti quhej “ Luani i Europes , Aliu u quajt “ Tigri i Ballkanit “
Ngriti dhe nje rrjet informatoresh dhe spiunazhi , teper modern e te lakmuar per kohen
( te lexuara keto )
 
Top