Çifti mbysin djalin 11-vjeçar duke e detyruar atë të pijë shumë ujë

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Zachary Sabin 11-vjeç, u detyrua të pinte sasi të tepërta të ujit çdo ditë, sepse babai i tij dhe nëna njerka vunë re se urina e tij ishte ngjyrë e errët, transmeton lajmi.net.

Në mars të këtij viti, njerka Tara shkoi ta merrte nga shkolla dhe vuri re që ai nuk e kishte pirë të gjithë ujin e tij, kështu që ajo dhe babai i tij, Ryan, 41-vjeç, e bëri atë të pinte më shumë, pavarësisht të vjellave sa herë që merrte një gllënjkë.

Ryan Sabin and Tara Sabin


Ata vendosën ta ndëshkojnë duke e bërë të qëndrojë në kuzhinë duke pirë ujë ndërsa pjesa tjetër e familjes u ulën për një vakt së bashku. Të nesërmen në mëngjes, zoti Sabin gjeti djalin e tij “të ftohtë dhe të ngurtë” në shtratin e tij dhe shkumëzonte në gojë.

Djali vdiq nga sasia e tepërt e konsumimit të ujit pa ngrënë ushqim. Autoritetet thanë që pesë fëmijë të tjerë kishin qenë viktima të abuzimit.

Çifti u dorëzua në polici dhe u akuzuan për vrasje të shkallës së parë, abuzim të fëmijëve duke rezultuar në vdekje dhe gjashtë akuza për abuzim të keq të fëmijëve. /Lajmi.net/
 
Top